Historia e nderteses fillon rreth vitit 1760, kur Ahmet Kurt Pasha, një feudal mjaft energjik, kishte ambicjen të krijonte një pashallëk të madh që të përfshinte Shqipërinë qendrore dhe jugore. Në vitin 1764, ai u vendos në Berat.Ai ngriti në Berat sarajet e veta që ishin nga sarajet më të bukura të Shqipërisë, te cilat u ndërtuan në pjesën më të madhe me punë të detyruar të fshatarëve të Myzeqesë. Gurët e sarajeve u bartën me angari që nga qyteti antik i Apollonise, 60 kilometra larg Beratit. Aty u vendosen ne mesin e shek.XIX Pashallaret Vrionas,nje nga familjet me te medha aristokrate shqiptare. Aktiviteti I tyre ,jo vetem politik por edhe kulturor ,e gjalleroi shume jeten e Beratit. Me ardhjen e komunizmit nje pjese a sarajeve te Pashait u prish dhe aty mbetem vetem rrenojat. Ne vitin 1950 familja Mio,behet pronare legjitime e nje pjese te sarajeve.
Me ndryshimin e sistemit ne vitin 1991,ideja e familjes Mio per nje biznes privat ishte e qarte. Keshtu ,duke restauruar shtepine e vjeter lindi Hotel Mangalemi,nje investim modest ne ate kohe,por I bere me shume dashuri dhe perkushtim. Fllimisht funksionoi si restorant ,ku qe atehere spikati kuzhina tradicionale.